Përfundon Prishtina Jazz Festival

Anëtarët e grupit “Combinate”, nga Kroacia, qenë të fundit që performuan në skenën e këtij edicioni. Ndërsa, duhet të veçohet përfaqësimi i Kosovës në këtë festival, njofton KTV.
Ndryshe nga edicionet e kaluara, kjo ishte hera e parë që përgjatë një mbrëmjeje performon një bend kosovar. “Om” kuarteti është një grup relativisht i ri. Ai përbëhet nga Visar Kuqi – basist, Teoman Ukça – daullexhi, Liburn Jupolli – pianist dhe Dukagjin Muhaxhiri – saksofonist.
Drejtori i festivalit, Ilir Bajri, ka premtuar se më 2009, “Prishtina Jazz Festival-i”, do të ketë shumëçka për t’i prezantuar publikut të Prishtinës.
Nga
Telegrafi
10/11/2008
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































