Ka përfunduar numërimi i votave me postë për komunën e Prizrenit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kandidati i PDK-së dhe kryetari aktual i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë 566 vota, që përbëjnë 31.73 për qind të totalit.


Kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka marrë 594 vota, apo 33.30 për qind, duke e udhëhequr me vetëm 28 vota më shumë se Totaj.

Ndërkohë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka siguruar 203 vota, që përbëjnë 11.38 për qind të votave me postë.

Shaqir Totaj dhe Artan Abrashi do të përballen në balotazhin e 9 nëntorit për postin e kryetarit të komunës së Prizrenit.