LAJMI I FUNDIT:

Përfundojnë 45 minutat e parë me dy gola në duelin Kosovë-Islandë

Përfundojnë 45 minutat e parë me dy gola në duelin Kosovë-Islandë
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Ka përfunduar me barazim 1-1 pjesa e parë mes Kosovës dhe Islandës.

Dardanët e filluan shumë mirë ndeshjen ndaj mysafirëve në play-off të Ligës së Kombeve, por që kishin një moment shpërqendrimi.


Lojtarët tanë e nisën ndeshjen duke sulmuar kundërshtarin dhe me këtë e krijuar një epërsi të hershme.

Në minutën e 19-të, Lumbardh Dellova realizoi gol të bukur për Kosovën, duke drithëruar tifozët me elegancën e tij.

Mirëpo, lojtarët tanë nuk ishin të vëmendshëm, duke pësuar gol pas vetëm tre minutash.

Ishte kapiteni, Orri Oskarsson, ai që i barazoi shifrat në 1-1.

Vedat Muriqi lëshoi një rast të artë në minutën e 42-të, ku nga afërsia goditi topi mbi portë.

Një lajm i hidhur është se Valon Berisha do të mungojë në ndeshjen kthyese si mysafir i Islandës, pasi mori karton të verdhë, ndërsa kishte një të tillë nga ndeshjet e nëntorit të vitit të kaluar.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndryshojë Franco Foda në 45 minutat e dytë, ndërsa shpresojmë të marrin fitore më bindëse si vendas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Juventusi kontakton trajnerin legjendar të Interit për të zëvendësuar Thiago Mottan

Juventusi kontakton trajnerin legjendar të Interit për të zëvendësuar Thiago Mottan

Serie A
Shqetësohet Barcelona, ylli i tyre lëndohet gjatë detyrës me Spanjën

Shqetësohet Barcelona, ylli i tyre lëndohet gjatë detyrës me Spanjën

Ndërkombëtare
‘Komploti’ i Barcelonës për rikthimin sensacional të Messit

‘Komploti’ i Barcelonës për rikthimin sensacional të Messit

La Liga
Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Brazili fitoi në frymën e fundit ndaj Kolumbisë, Vinicius Jr hero me një supergol

Brazili fitoi në frymën e fundit ndaj Kolumbisë, Vinicius Jr hero me një supergol

Përfaqësueset
Kalo në kategori