LAJMI I FUNDIT:

Perez shpenzoi 800 milionë euro për Realin (Foto)

Perez shpenzoi 800 milionë euro për Realin (Foto)

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez njihet si njeri që nuk kursen asnjë para kur është në pyetje forcimi i skuadrës.

Numri një i ‘Los Blancos’, ka shpenzuar hiq më pak se 800 milionë euro që nga viti 2000 për t’ia plotësuar dëshirat trajnerëve që kishte në Madrid.

Nga Vincente Del Bosque, deri te Carlo Ancelotti, Perez shpenzoi shuma të mëdha të parave për t’i sjellë yjet e futbollit në ‘Santiago Bernabeu’.

Nga trajnerët e Realit, më së shumti ka shpenzuar Manuele Pellegrini, gjithsej 254 milionë euro duke transferuar emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Kaka, Benzema e Xabi Alonso.


Pas Pellegrinit, qëndron Ancelotti me 172 milionë euro, ndërsa i treti për nga shpenzimet është Vincente Del Bosque.

Mbetet të shihet se sa para do të shpenzoi tani Perez kur në krye të skuadrës ka emëruar spanjollin Rafa Benitez. /Telegrafi/