Njohësit e çështjeve të sigurisë vlerësojnë se vizitat e zyrtarëve të lartë amerikanë në Ballkanin Perëndimor përçojnë mesazhe të qarta për rritjen e përkushtimit të Perëndimit ndaj stabilitetit rajonal dhe parandalimin e konflikteve të mundshme.
Shefi i CIA-s, William Burns, ka zhvilluar një vizitë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Kosovën, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Pas vizitës së tij, në Kosovë mbërriti edhe komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali amerikan Stuart B. Munsch.
Nga njohës të sigurisë këto vizita janë interpretuar si një sinjal i qartë se perëndimi po rifokuson vëmendjen në rajonin e Ballkanit, në një kohë kur sfidat e sigurisë po rriten ndjeshëm.
Në emisionin FIVE të RTV Dukagjini, Skender Preteshi nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë, ka theksuar se “ky është një mesazh që rajoni i Ballkanit Perëndimor ende ballafaqohet me sfida të mëdha në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”.
Ai ka potencuar ndikimin e ndryshimeve gjeopolitike në botë, veçanërisht lufta në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme, që kanë një efekt të drejtpërdrejtë në stabilitetin e rajonit.
Sipas tij, vizitat e zyrtarëve të lartë amerikanë dhe të NATO-s tregojnë se “Perëndimi ka filluar sërish të rikthejë fokusin e tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
“Edhe NATO edhe SHBA-ja dëshirojnë të sigurohen që Rusia nuk është në gjendje të hapë një konflikt të ri në rajonin e Ballkanit Perëndimor. E dyta, po dëshirojnë që shtete e Ballkanit Perëndimor të mos bëjnë ndonjë gabim në hapa që mund të paqëllimshëm të ndezë ndonjë konflikt”, ka deklaruar Preteshi.
Nga ana tjetër, njohësi i sigurisë Shkelzen Sopjani interpreton vizitën e Burnsit në Kosovë si një përpjekje për të dhënë mesazhe të qarta dhe të drejtpërdrejta.
“Këtë vizitë e shoh më shumë se fokusi i saj ka qenë të jepen mesazhe të qarta por dhe të ju tregojnë pasoja të mundshme nëse nuk iu përmbahen mesazheve, pasi vizata ka ndodhur në tri vendeve që kanë potencialin më të madh për destabiziliim të situatës së sigurisë për rajonin”, ka deklaruar Sopjani. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Merret vendimi për kanabisin mjekësor, përcaktohen zonat në Shqipëri ku do të mbillet

Tenderët me mazut, Jahoski në burg shtëpiak, Prokuroria nuk ankimon vendimin e Gjykatës

Rokas: Ekziston aktivitet i fortë diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët