LAJMI I FUNDIT:

Përdoruesit e iPhone shprehin zvogëlim të kënaqshmërisë me iOS 6

Përdoruesit e iPhone shprehin zvogëlim të kënaqshmërisë me iOS 6

Nuk bëhet fjalë vetëm për aplikacionin Maps të iOS 6. Por, çfarë mund të thuhet për aspektet tjera të sistemit më të ri nga Apple?

Përmes disa anketave të fundit që janë bërë, shihet se përdoruesit e iPhone-ëve janë më pak të kënaqur me iOS 6 se sa me sistetmin e kaluar, iOS 5.

Sipas TechChrunch, kërkimet e firmës On Device janë realizuar duke marrë si mostër 16,000 përdorues të iPhone në SHBA.

Kërkimet, si rezultat, treguan rënie të kënaqshmërisë së konsumatorëve të iPhone. Edhepse rënia është e vogël, është hera e parë që kompania ka vërejtur rënie të kënaqshmërisë së përdoruesve të pajisjeve teknologjike.


“Ne gjithmonë kemi vërejtur ngritje të kënaqshmërisë në pajisjet telefonike, pasi kompanitë zakonisht përmirësojnë sistemet e tyre operative prej versioneve të mëparshme”, ka thënë drejtori i On Device, Alistair Hill. /Telegrafi/