LAJMI I FUNDIT:

Përballja për titull, si luajtën në tri takimet e para Ballkani dhe Drita

Përballja për titull, si luajtën në tri takimet e para Ballkani dhe Drita

Ballkani dhe Drita do të përballën në kuadër të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat janë duke luftuar për titull, ndërsa kanë vetëm dy pikë diferencë.

Kampioni në fuqi është lider me 59 pikë, ndërsa skuadra nga Gjilani ka 57 sosh.


Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga - vëmendja në Suharekë
Lexo po ashtu Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga - vëmendja në Suharekë

Por, kur jemi në fund, cila nga skuadrat ka arritur të fitojë përballje më shumë në këtë stinor?

Drita qëndron më mirë përballë Ballkanit, pasi ka fituar dy herë dhe ka humbur një takim.

Në takimin e parë për edicionin 2023/24, Ballkani triumfoi minimalisht 1-0 në shtëpi.

Mirëpo, Drita ka fituar në fund të vitit të kaluar me rezultat 2-1, derisa fitore ka shënuar (1-0) edhe në shkurt të këtij viti.

Bazuar në këto rezultate, dueli i katërt do të jetë edhe më interesant, duke marrë parasysh se Ballkani mund të largohet në renditje tabelare, ndërsa gjilanasit shpresojnë që të marrin kreun dhe të ketë garë të ngushtë për titull. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori