LAJMI I FUNDIT:

Përballja me flakët – zjarrfikësit e Deçanit intervenuan në tetë raste ditën e djeshme

Përballja me flakët – zjarrfikësit e Deçanit intervenuan në tetë raste ditën e djeshme

Komuna e Deçanit gjatë ditës së diele është përballur me shpërthimin e zjarreve në disa prej fshatrave të kësaj komune.

Zjarrfikësit e kësaj komune kanë njoftuar se kanë intervenuar në tetë raste, ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

“Sot nga ora 11 deri në orën 16 pothuajse në të njëjtën kohë kemi intervenuar në 8 raste dhe fatmirësisht të gjitha me dëme minimale. Falënderojmë edhe kolegët nga Juniku dhe Peja”, thuhet në njoftimin e tyre.


Edhe Airanit Hamzaj i cili është pjesëtar i zjarrfikësve në Deçan, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar për intervenimet dhe shpëtimin e një shtëpie nga djegia.

Hamzaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t’ua paguaj orët shtesë.

“Edhe këtë shtëpi e shpëtuam. Çdo punë, do përkushtim (8 intervenime vetëm sot). Kur profesioni shndërrohet në pasion. Kryeministër na paguaj të paktën orët shtesë, dhe na i plotëso disa kushte të cilat i kemi urgjencë. Nuk e kemi ndërmend me ikë nga ky shtet”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospajtimet se ku duhet të paguhen faturat e mbeturinave në Prishtinë, flet kryeshefi i Ndërmarrjes

Mospajtimet se ku duhet të paguhen faturat e mbeturinave në Prishtinë, flet kryeshefi i Ndërmarrjes "Pastrimi"

Lajme
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
“Shkelësit” e vizave, ambasada e SHBA-së në Kosovë rikujton pasojat: Dënime të rënda, burgim dhe dëbim

“Shkelësit” e vizave, ambasada e SHBA-së në Kosovë rikujton pasojat: Dënime të rënda, burgim dhe dëbim

Lajme
Qeveria serbe ndihmon me para personat e dyshuar për krime lufte, Kuçi: Serbia po shkelë parimet themelore të rendit ndërkombëtar juridik

Qeveria serbe ndihmon me para personat e dyshuar për krime lufte, Kuçi: Serbia po shkelë parimet themelore të rendit ndërkombëtar juridik

Lajme
“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Kalo në kategori