Disa kujtime nga fëmijëria mbeten të gdhendura përgjithmonë në mendje, dhe për një djalë të quajtur Logan, kjo padyshim do të jetë dita kur për ditëlindje mori surprizën më të bukur të mundshme – një qenush të vërtetë.

Reagimi i tij i ndjerë dhe i sinqertë, i regjistruar në një video TikTok që e publikoi nëna e tij, Sarah Stage, ka fituar zemrat e shikuesve në mbarë botën, shkruan PetHelpful.


Video fillon në momentin kur i festuari hap dhuratën dhe gjen një qenush të vogël lodër shumë të ëmbël. Logan menjëherë e përqafon lodrën dhe e mbështjell pranë vetes, i lumtur për dhuratën.

@sarah_stage All of us were ugly crying. So happy for my babies and welcome to our family Teddi!
♬ original sound - Sarah Stage

"Të pëlqen?" e pyeti babai. "Po, e dua shumë!" iu përgjigj djali me buzëqeshje, duke falënderuar prindërit. Në atë moment babai i tregon edhe një varëse të vogël me një pllakatë ku shkruan “Teddi”, pa zbuluar ende surprizën e vërtetë.

Atëherë babai thotë "Por nuk mendon se do të ishte më mirë nëse do të ishte një qen i vërtetë?"

Logan ra dakord menjëherë, dhe më pas prindërit i dhanë një kuti tjetër. Kur ai ngriti kapakun, nga kutia doli kokë e një qeni të vërtetë. Emocionet e përmbysën menjëherë dhe djali simpatik qan nga lumturia, ndërsa prindërit e përqafuan.

Nëna e tij e përshkroi videon me fjalët "Të gjithë qanim pa mundur të ndalojmë. Kaq të lumtur për fëmijët e mi dhe mirësevjen në familjen tonë, Teddi!" /Telegrafi/