LAJMI I FUNDIT:
Peja 11° clearsky_day

“Për ty Kosovë”, bashkatdhetarët dërgojnë ndihma humanitare për personat me nevoja të veçanta në Istog

“Për ty Kosovë”, bashkatdhetarët dërgojnë ndihma humanitare për personat me nevoja të veçanta në Istog
Ndihmat humanitare të siguruara nga diaspora/ Foto RTV Fontana

Me llogon, “Për ty Kosovë”, kanë ardhur ndihma nga diaspora për qytetarët e Istogut të cilat janë siguruar nga bamirësit e kësaj komune.

Ky donacion i ardhur nga shoqata “Liria” në krye me Xhafer Balaj, përfshin një numër të madh paisjesh për personat me nevoja të veçanta.

Këtu përfshihen karroca, shetitore, shtretër  të cilat do të shpërndahen reth zonës së Istogut por edhe më larg.


Për transportin e këtyre ndihmave e ka siguruar Albert Lubeniqi nga shoqata “Bamirësia”, të cilat janë dorëzuar në RTV Fontana, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se falë bamirësve dhe shoqatës të cilën e kanë krijuar që i dedikohet këtyre ndihmave humanitare që quhet “Bamirësia”, kanë arritur të sjellin kamionin për shpërndarjen e tyre.

“Para dy muajve e kemi krijuar shoqatën humanitare “Bamirësia”, e cila vepron në Kasel të Gjermanisë. Ajo e ka mundësuar ardhjen e këtij kamioni. Ka korroca, shetitore të ndryshme me rrota dhe pa to, ka shtretër, mbulesa, 5.2 ton pampersa”, ka thënë Lubeniqi.

Sipas Lubeniqit këto ndihma nuk janë të kufizuara dhe kushdo që ka nevojë kanë mundësi ti marrin.

“Këto do i dedikohen shumica komunës së Istogut mirëpo edhe jasht komunës së Istogut sipas nevoje për këtë arsye është edhe logoja e saj për ty Kosovë. Nuk ka të kufizuar si për të rinjë si për pleq, për gjithë ata që janë me nevoja të veçanta” është shprehur ai.

Por ai ka kërkuar nga komuna e Istogut një vend të pershtashëm, ku sipas tij mund të vendosen këto donacione duke krijuar ndonjë objekt.

“Shpresoj komuna e Istogut të na lejojë sa do pak me metal ndonjë kontinjer, për ti lënë këto ndihma, për me pas vend për ti lënë dikund”, ka përfunduar Lubeniqi.

Sipas bamirësve kjo nuk do të jetë hera e fundit, pasi për gjatë vitit do të bëhet transporti edhe i shumë donacioneve të tjera./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme
Kalo në kategori