Site icon Telegrafi

Për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, eksperti i sigurisë Shala: Është dezinformuar qëllimshëm

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se raportimet se forcat amerikane do të largohen nga Evropa dhe Kosova janë dezinformime.

Shala  ka deklaruar se nuk do të ketë largim të forcave amerikane nga Evropa.

“Paraja është çështja kruciale ndaj të cilës ShBA-ja duhet të kërkojnë sepse për këtë gjë patëm edhe reagime të një dezinformimi apo të një keqinformimi të qëllimshëm se nga mediumi gjerman Bild që potencoi se bazat amerikane në Evropë do të tërhiqen. Pra është potencuar Gjermania, Italia, Franca dhe më pas është dezinfomuar qëllimshëm se forcat amerikane do të tërhiqen nga Kosova”, tha Shala në “DPT Fidani” të Klan Kosovës.

“… Nuk do të ketë tërheqje të forcave amerikane, por vetëm do të ketë dislokim në pjesën e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, nga pjesa e Italisë do të dislokohet në Pacifik, ku pjesë përbërëse është edhe KFOR e pjesë e hierarkisë. Ndërsa pjesa tjetër do të dislokohet në Shqipëri”, ka thënë Shala.

Shala gjithashtu ka folur edhe për rekrutimin e shqiptarëve në shërbimet sekrete serbe. Ai ka bërë të ditur se në dokumentet të cilat janë zbuluar në ish-republikat Jugosllave ishin 60 mijë persona të rekrutuar nga UDB-ja dhe KOS-i, prej tyre 32 mijë nga hapësirat ku flitet gjuha shqip.

“Janë të dhënat zyrtare se janë mbi 60 mijë bashkëpunëtorë të ish-sistemit të sigurisë në të gjithë Jugosllavinë, prej tyre 32 mijë janë në trojet shqiptare në ish- Jugosllavi deri në vitin 1997”, tha Shala.

Ai tutje tregoi se çfarë sipas tij ndodhi me këta 32 mijë pas vitit 2000.

“Në mënyrë hipotetike, një pjesë e tyre mund të jenë vazhdimësi e veprimtarisë së tyre, si pasojë se baballarët e tyre mund të jenë bashkëpunëtor të ish-sistemit”, tha ai.

Exit mobile version