Izraeli ka konfirmuar për herë të parë se qëndron pas operacionit të shtatorit ku shpërthyen qindra pejxherë të përdorur nga Hezbollahu në Liban.
Mediat izraelite raportuan se kryeministri Benjamin Netanyahu i tha kabinetit të tij: “Operacioni i zhurmës dhe eliminimi i udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah u nis megjithë kundërshtimin e zyrtarëve të lartë në institucionin e sigurisë”.
Një zyrtar izraelit i konfirmoi këto komente për CNN – hera e parë që Izraeli e pranon rolin e tij.
Vendimi i qeverisë për të informuar mediat izraelite mbi komentet e Netanyahut – dhe si rrjedhojë, të konfirmojë se Izraeli qëndron pas operacionit – duket të jetë një kapitull tjetër në politikat e brendshme që kanë dominuar Izraelin javët e fundit, përcjell Telegrafi.
Shprehjen e Netanyahut mediat e interpretuan si kritikë të nënkuptuar ndaj udhëheqjes ushtarake dhe inteligjencës izraelite, si dhe ndaj ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes Yoav Gallant, të cilin Netanyahu e shkarkoi të martën.
Bëhet e ditur se qindra pejxherë të përdorur nga anëtarët e Hezbollahut shpërthyen në të gjithë Libanin më 17 shtator, duke vrarë të paktën nëntë persona dhe duke plagosur rreth 2,800 në shpërthimet që grupi militant i mbështetur nga Irani fajësoi Izraelin.
Një ditë pasi pejxherët filluan të shpërthejnë në të gjithë Libanin, Gallant dukej se e pranonte rolin e vendit të tij.
“IDF sjell arritje të shkëlqyera, së bashku me Shin Bet, së bashku me Mossadin, të gjitha organet dhe të gjitha kornizat dhe rezultatet janë rezultate shumë mbresëlënëse”, tha ai më 18 shtator, gjatë një vizite në bazën e Forcave Ajrore Ramat-David në veri të Izraelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë