LAJMI I FUNDIT:

​Për herë të parë aktivitete në Prishtinë për Deklaratën e Kushtetutshmërisë  

​Për herë të parë aktivitete në Prishtinë për Deklaratën e Kushtetutshmërisë  

Komuna e Prishtinës do ta organizojë sot aktivitetin më të ri kulturor për qytetarët e saj – Festën e Deklaratës së Kushtetutshmërisë.

Në një postim në Facebook thuhet se ky aktivitet mbahet si vazhdimësi e traditës për të afruar qytetarët me hapësirën e përbashkët publike.

Aktiviteti mbahet në rrugën “2 Korriku”, me Orkestrën “2 Korriku” duke filluar nga ora 12:00.


“Si vazhdimësi e traditës për të afruar qytetarët me hapësirën e përbashkët publike, kjo festë organizohet për herë të parë në kryeqytet, pas përqafimit të ngrohtë që qytetarët i kanë dhënë aktiviteteve të llojit të tillë.

Të shtunën, me 2 korrik, në rrugën “2 Korriku”, me Orkestrën 2 Korriku!

Prishtina feston ditën e deklaratës kushtetuese të Kosovës.

18:00 Dj Performance

19:35 Gillespie

20:45 Orkestra 2 Korrik”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sot mbushen 32 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori