Për shkak të një aksidenti ndërpritet trafiku në rrugën Shkup-Kumanovë

Policia-mk
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se ka ndërprerje të trafikut në rrugën Shkup-Kumanovë.
"Më datë 24.10.2025 nga ora 09.00 në rrugën Shkup - Kumanovë, te kryqëzimi Hipodrom (unaza rrugore e Shkupit) në drejtim të Kumanovës, për shkak të rrëshqitjes së një kamioni në rrugë, trafiku është ndërprerë", thonë nga LAMM.
Nga atje poashtu njoftojnë se komunikacioni në vend por zhvillohet në rrugë të thata.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































