Një prift nga Arizona ka dhënë dorëheqje gjatë këtij muaji, pasi priftërinjtë e Phoenix kanë konstatuar se kjo ndodhi si pasojë e një fjale të gabuar, që e kishte përdorur gjatë pagëzimit që i kreu gjatë karrierës së tij.
Në letrën e publikuar në ueb-faqen e tyre, priftërinjtë e Phoenix kanë njoftuar se prifti Andres Arango përdori gabimisht një fjalë gjatë një pagëzimi që, e kreu në fillim të qershorit të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
“Unë të pagëzoj në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë”, duke e ndryshuar “unë” me “ne”.
Edhe pse fillimisht dukej si një gabim i parëndësishëm, fjala ia ndryshonte plotësisht kuptimin pagëzimit.
“Problemi me përdorimin e “Ne” është se nuk është komuniteti që pagëzon personin, por Krishti – pra Ai”, tha Thomas J. Olmsted, prift në Phoenix. /Telegrafi/