Ferrari gjatë vitit të kaluar ka shitur 11.155 vetura, që është rezultati më i mirë në historinë e kompanisë së njohur italiane.

Në Maranello kanë publikuar rezultatet zyrtare të shitjes për vitin e kaluar, e duket se kanë arsye për të festuar pasi kanë shitur në mbarë botën 11.155 vetura – duke arritur rezultatet më të mira që nga themelimi i kompanisë në vitin 1947.


Rezultati rekord i shitjes është për 22,3 për qind më i mirë dhe është interesant se në paletën e ofertës, Ferrari akoma nuk ka një model SUV me performansa të larta.

E pikërisht veturat e tilla ndihmuar kompanitë tjera të arrijnë  rezultate të mira në shitje, transmeton Telegrafi.

Ferrari shumicën e veturave i ka shitur në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikë, më pas në Amerikën e Veriut dhe Azi. /Telegrafi/

1 36

2 8

3 6

4 7

5 4

6 4

7 2

8 2

9 2

10 1

11 1

12

13

14