Kur jeta nuk ta jep mundësinë të kesh qenë bashkëkohës i ngjarjeve të “epokës leniniste”, nuk të mbetet veçse të lexosh bashkëkohësit e atyre ngjarjeve, sidomos ata që i kanë përshkruar ato në mënyrë të dokumentuar. Ndër autorët e parapëlqyer, fjala vjen, Essad Bey është vetëm njëri prej tyre, sepse ata janë të shumtë. Ja Lenini në Paris, siç e ka përshkruar jo vetëm z. Essad Bey, por e shumta e autorëve të kohës: jetë mërgimtari, pothuaj vetmitar, përpos së shoqes Nadjezhda Konstantinovna Krupskaja, e cila nuk e braktis.
Si shoqe lufte ajo mban listat e partisë, të anëtarësisë anembanë Rusisë, në kohë e sipër që ato zvogëlohen në mënyrë të frikshme, saqë partia rrezikon të mbetet vetëm me 10 anëtarë.
Mësohet që dikur partitë revolucionare në Rusi i subvenciononin oligarkët kurtizanë, mirëpo tani në emigracion arka e partisë kishte mbetur bosh. “Duhen pará, – konkludon Lenini analitik si gjithnjë, – dhe ne duhet ta gjejmë vetë rrugën për ta pasuruar partinë”. Ajo rrugë nuk paskësh qenë më vetëm çështje bisedash. “Revolucionarët” që endeshin nëpër Rusi, sidomos ata që kishin talent banditizmin, duheshin organizuar dhe koordinuar.
Një ditë, si ka kaluar orë të tëra në bibliotekë, me t’u kthyer në shtëpi udhëheqësi mbyllet në dhomën e punës, duke e porositur Krupskajën që të mos e shqetësojë askush: “Më duhet të kryej një vepër teorike shumë të rëndësishme…”. Bashkëshortja, gjithnjë e informuar për punën e të shoqit, mbetet e befasuar nga kjo farë fshehtësie.
Prej punës së asaj nate rezulton një broshurë që skandalizoi edhe vetë marksistët e emigracionit. Broshura të atilla me direktiva, Lenini i mbititullonte “Letra nga larg”, të njohurat “Письма издалека”!
Duke përdorur aty-këtu citate marksiste, Lenini shpjegonte që grabitjet e bankave, të trenave që transportonin vlera monetare dhe të arkave të magazinave, në gjendjen aktuale të revolucionit ishin “akte revolucionare-marksiste, dorë e parë”!
I gjithë koleksioni “Письма издалека” mund të lexohet sot, në suport elektronik, edhe në internet. Dhe, rezulton që autorët si Essad Bey paskëshin treguar të vërtetat. Me botimin e broshurës dhe direktivat e reja të dhëna në të, banesa e Leninit në Paris filloi të vizitohej nga figura të fantaksura. Ishmiqtë e tij kështu e kanë përshkruar. Ai vetë u detyrua të vente deri në Finlandë për të takuar figura të atilla: kaukazianë gjysmë të egër, cuba siberianë, eremitë baltikas etj..
Tanimë, në vend të tezave të Marksit dhe Engelsit, diskutonte me ta plane konkrete aksionesh për grabitje, duke shpjeguar mbi tryezë planimetri topografike.
“Shokë, – pyeste me duar të kredhura ndër xhepa dhe sytë gjysmë të mbyllur, – a jeni të gatshëm të grabisni bankën e Armavirit për nevojat e partisë?” Shokëve u kërcisnin dhëmbët nga hareja dhe padurimi. “Duhen nja dhjetë bomba…”, kërkonin shokët, ndërsa Lenini nxirrte nga xhepi bllokun e vogël dhe mbante shënim kërkesat, duke miratuar me kokë.
Kështu u ndërtua një rrjet i mirorganizuar grabitësish të vlerave të mëdha monetare nëpër banka, trena, magazina etj., “për nevojat e partisë”. Falë tij, u realizuan grabitjet spektakolare të bankës së Tiflisit (200,000 rubla të kohës), të korrierës perandorake në Uralet (70,000 rubla të kohës) dhe një varg i tërë grabitjesh të ngjashme (Hollësi kërshërore mund të gjeni plot edhe në internet: The 1907 Tiflis bank robbery etj.).
Këto nuk quheshin as vjedhje, as grabitje.
Kur kryheshin “për nevojat e partisë” quheshin rusisht “ekspropiacija”, d.m.th. shpronësim: “shpronësohej” borgjezia dhe klasa sunduese. Fjalori politik i partisë u pasurua me shkurtesën “eks”, që cilësonte vjedhjen dhe grabitjen e sasive të mëdha monetare “për nevojat e partisë”, ndërsa shokët përkatës tanimë quheshin “eksistët”.
Leninit i duhej edhe kreu i kësaj veprimtarie. Ndërsa kalonte gishtin në listat e besnikëve të mbetur të partisë, u ndal te një emër disi i veçantë dhe iu kujtua që e kishte ndeshur kalimthi në Kongresin e Partisë në Helsingfors: një djalosh me fytyrë të vrarë lije, me sy të vegjël dhe mustaqe të zeza. Dhe vendosi, siç vendoste gjithmonë, i bindur në përshtypjen e çastit: Eksi duhej të përqendrohej tek eksistët e Kaukazit, ndërsa drejtimi i tyre t’i besohej “gjeorgjianit legjendar”. Me emërtesën “gjeorgjiani legjendar” njihej në qarqet e partisë djaloshi Josif Xhugazhvili, ndryshe Stalin. Reagimeve të shumë shokëve marksistë të skandalizuar nga grabitje të tilla “për nevojat e partisë”, Lenini iu përgjigj duke shkruar:
“Partia nuk është bujtinë pensioni për bandillë; fusha e luftës sonë i kapërcen kufijtë e moralit borgjez. Një horr mund të jetë i dobishëm për partinë, edhe duke qenë horr. Në polikë, morali nuk ekziston; nuk ekziston asgjë përveç arritjes së rezultatit”. Për të mbështetur këtë politikë grabitjesh skandaloze të sasive të mëdha monetare “për nevojat e partisë”, Lenini vuri në punë edhe shokun Bogdanov, mik i tij, të shkruante edhe ai një broshurë në mbrojtje të “eksëve”. Mund të lexohet në të:
“Bërtitet kundër shpronësuesve, duke i quajtur hajdutë dhe kriminelë. Mirëpo, në orën e pushtetit ata do t’i kemi të gjithë me ne dhe atëherë do të jetë më i dobishëm një hajdut profesionist sesa intelektualët si zoti Plehanov”.
Më duket – mbase e kam gabim – që historia i dha të drejtë partisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A