LAJMI I FUNDIT:

Për më shumë spam – McAfee

Për më shumë spam – McAfee

McAfee publikoi se është duke e hetuar një problem i cili mundëson që softueri i tyre i sigurisë, SaaS Endpoint Protection, të jetë përdorur për zgjerimin e mesazheve të padëshiruara të postës elektronike (spam).

Problemi është paraqitur nga myshteritë e McAfeesë të cilët janë ankuar se adresat e tyre të postës elektronike janë bllokuar dhe IP adresat e tyre janë vendosur në “listën e zezë” për shkak të dërgimit të spamit. Duket se problemi në lidhje me RumorServer Service, i cili shërben për distribucionin e përditësimeve në kompjuterët të cilët nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë në Internet.

Përfaqësuesit e McAfeesë kanë konfirmuar se janë të njoftuar për problemin, dhe se disa ekipe brenda kompanisë shqyrtojnë problemin dhe kërkojnë zgjidhjet e mundshme. Për momentin nuk është ofruar zgjidhja e duhur, por kanë paralajmëruar se së shpejti do të publikojnë më shumë informata. /Telegrafi/