LAJMI I FUNDIT:

Për LDK-në, marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është punë e kryer

Për LDK-në, marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është punë e kryer

Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron punë të kryer marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin e kufirit ndërmjet dy vendeve.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni, ka thënë në Klan Kosova se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi s’ka arsye të negociohet më.

Ai ka deklaruar se ka besim të plotë që institucionet e vendit që janë marrë me këtë çështje e kanë kryer punën e tyre me përgjegjësi dhe profesionalizëm të madh.


“Komisioni Shtetëror ka prodhuar një raport të cilin e kanë nënshkruar të gjithë anëtarët. Ajo është vija e saktë e kufirit. Më pas atëbotë ministri i Jashtëm, Hashim Thaci, i ka kërkuar leje presidentes Atifete Jahjaga për të nënshkruar marrëveshje me Malin e Zi”, është shprehur Hyseni.

“Ne mund të shfaqim dilema dhe dyshime të llojllojshme për këtë cështje. Por s’mund të jenë krejt qytetarët e Kosovës gjeodetë. Unë besoj fort tek institucionet, tek ekspretët. Territori i Kosovës mbetet i paprekur. Ne nuk do të pranonim asnjëherë që qoftë edhe një metër katror territor i republikës të shkojë kudoqoftë”, ka thënë Hyseni.

“Nuk ka kurrfarë kontradikte për çështjen e demarkacionit. Këtë e dinë mirë edhe Kadri Veseli edhe Ramush Haradinaj”, është shprehur ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Kalo në kategori