Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar nga Qeveria aktuale siç tha ‘të respektojë të kaluarën e këtij populli”. Ai tha se me pajtimin për ‘hapjen e arkivave të UÇK-së u barazua UÇK me një shtet terrorist”.
Limaj shprehet dyshues lidhur me atë që po diskutohet në Bruksel.
“Duhet pasur kujdes çka po mbrojmë atje. Së pari kjo është tendencë për të ndryshuar narracionin që ka ndodhur në Kosovë. Fatkeqësisht edhe për të krijuar diç ka që s’ka dhe për ta kushtëzuar atë që në fakt është duke e fshehur. Në negociata të tilla duhet të jeni të kujdesshëm se në çfarë obligime po e futni shtetin tuaj”, thotë Limaj.
“Tash e sa vite ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Serbisë, edhe unë kur kam qenë në bisedime. Kur ne ia kemi kërkuar hapjen e arkivave. Shiko çka ndodhi në Parlamentin Europian. Kur ne ia kemi kërkuar Serbisë hapjen e arkivave vazhdimisht na kanë thënë hapni edhe ju tuajat. Këtu ka qenë një shtet terrorist që vazhdimisht ka ushtruar dhunë ndaj një populli të pambrojtur. Ne kemi qenë qytetarë të atij shteti. Serbia asnjë veprim se ka bërë pa sistem”, shpjegon ai për RTK-në.
“Arkivat tona i ka pas NATO, i ka pas UNMIK-u. Për çfarë arkiva po flasim?”, pyet Limaj.
“Kjo mua më shqetëson më shumë, ai (Besnik Bislimi) s’e di se çka ka bërë. Prandaj edhe e relativizoi ai. Këqyre me çka e përfundon debatin, me çfarë diskutimin. Mënyra se si e arsyeton një marrëveshje. ‘S’kemi çka fshehim na’, shiko çfarë arsyetimi”, sqaron Limaj.
“UÇK-ja s’ka pasur kurrë çka të fsheh por nuk krahasohet me Serbinë që të dyja palët të hapin arkivat”, theksoi Limaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit