Për gjashtë muaj, 9125 shkelje në trafik në rajonin e Tetovës

Policia e Tetovës gjatë 6 muajve të kaluar të këtij viti, në rajonin më të gjerë të Tetovës, gjithsej kanë zbuluar dhe në mënyrë adekuate kanë sanksionuar 9125 shkelje në trafik, derisa numri i përgjithshëm i veturave të kontrolluara në këtë periudhë është 27.717, shkruan gazeta Koha.
Kështu që, duke zbatuar rregullat e Ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë dhe Ligjin për vetura, për shkak të konstatimit të shkeljeve të ndryshme, nga trafiku janë shkyçur 494 vetura, ku numri më i madh i veturave të shkyçura, edhe atë 355, kanë qenë me regjistrim të skaduar deri dhe mbi 30 ditë, tek 138 vetura janë konstatuar parregullsi teknike, kryesisht në pajisjet e ndalimit dhe drejtimit të automjetit, si dhe një veturë e mbingarkuar.
Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti, nga trafiku janë shkyçur 1312 vozitës, nga të cilët 726 vozitës kanë drejtuar veturë pa patentë shoferi, 64 janë shkyçur sepse kanë drejtuar me kategori të papërshtatshme për veturën që kanë drejtuar, 32 vozitës kanë drejtuar veturën gjatë masës mbrojtëse “ndalesë” dhe 372 vozitës fillestarë. Shkeljet e konstatuara në trafik janë rrumbullakuar me 4593 fletëpagesa të detyrueshme dhe 2769 fletëpagesa për kundërvajtje, si dhe 1923 vërejtje me shkrim, kurse përkohësisht janë konfiskuar 292 patentë shoferi dhe 315 leje qarkullim.
Në rajonin më të gjerë të Pollogut, të mërkurën është realizuar aksion kontrollues, ku cak kanë qenë shkeljet që i kryejnë këmbësorët në trafik. Gjatë këtij kontrolli, në qytetin e Tetovës janë zbuluar dhe në mënyrë adekuate janë sanksionuar 16, kurse në Gostivar 8 shkelje të këtilla. Për shkelësit janë përgatitur fletëpagesa për kundërvajtje dhe të njëjtit do të thirren në ligjëratë për edukim në trafik. Po ashtu në Tetovë janë realizuar edhe aktivitete të përforcuara kontrolluese rreth parkimeve, pikërisht në pjesën qendrore të qytetit.
Për shkak të gabim parkimeve apo parkim jo i rregullt, me gjoba adekuate janë sanksionuar 21 vozitës, kurse veturat që kanë qenë të parkuara gabim, janë ngritur dhe larguar, me anë të shërbimit të karrotrecit të Tetovës, me qëllim që të mundësohet qarkullim i lirshëm në trafik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa