"Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” certfikohet nga KQZ për zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot subjektin "Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin", për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Pas këtij vendimi ka reaguar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke shkruar se është i lumtur që sërish mund të kërkojë besimin qytetar edhe për një mandat, transmeton Telegrafi.
"Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen ku është certifikuar “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Drenas. Jam i lumtur që puna jonë, në Komunën Kampion, pas kërkesave të qytetarëve, simpatizantëve dhe rrethanave të krijuara, mund ta kërkojmë besimin qytetar edhe për një mandat. Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin. Bashkë, vazhdojmë, +4", ka pohuar ai.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor./Telegrafi/
















































