Sa i përket heqjes së formulimit 20 për qind për gjuhën shqipe, presidenti Pendarovski është shprehur pro kësaj. Ai tha se nuk i pengon që të hiqet 20 përqindëshi për gjuhën shqipe, pasi që etniteti shqiptar nuk mund të fshihet pas shifrave.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, edhe njëherë ka ftuar partitë politike që të ulen dhe të bisedojnë për ndryshimet kushtetuese. Ai ka shprehur gatishmërinë që të thirr në një tavolinë të gjithë liderët e partive politike. Derisa nuk ka një pajtueshmëri mes partive politike, Pendarovski nuk sheh arsye për të ftuar një takim të liderëve.
“Unë jam i hapur për takime apo forume të tilla, por patjetër që të ketë pajtueshmëri nga dy, apo tre ose pesë palët e supozuara pjesëmarrëse. Në këtë moment nuk ka një pajtim të tillë. Pra, varet, nëse dëshirojmë të flasim për modelin kroat pala tjetër thotë se atë çështje e kemi mbyllur para 20 viteve, nëse pala e parë thotë që të flasim për hyrjen e bullgarëve në kushtetutë dhe pse jo, sepse ajo është kushti thelbësor për të vazhduar tutje drejt Bashkimit Evropian, pala tjetër thotë jo”, tha ai.
Sa i përket heqjes së formulimit 20 për qind për gjuhën shqipe, presidenti Pendarovski është shprehur pro kësaj. Ai tha se nuk i pengon që të hiqet 20 përqindëshi për gjuhën shqipe, pasi që etniteti shqiptar nuk mund të fshihet pas shifrave.
“Unë e kam thënë disa herë këtë, të paktën dy apo tre vitet e kaluara e kam thënë, në mënyrë absolute nuk më pengon, do të përkrahja një gjë të tillë, është e natyrshme, sepse një identitet etnik që është i qartë dhe faktik nuk mund ta fshehim pas numrave”, deklaroi Pendarovski.
Në ndërkohë, lidhur me kërkesën e kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski që të mos dekretojë ligjet që kanë të bëjnë me korridorin 8 dhe 10 D, kreu i shtetit nënvizoi se fillimisht duhet që ligjet të sillen fillimisht dhe më pas do të vendos se a do t`i dekretojë ose jo. Presidenti Stevo Pendarovski tha se kur bëhet fjalë për dekretim të ligjeve zakonisht nuk merr këshilla nga askush, e në këtë rast as nga partitë politike./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë