LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Kemi pasur vit të vështirë, por nuk duhet ta humbim besimin dhe shpresën

Pendarovski: Kemi pasur vit të vështirë, por nuk duhet ta humbim besimin dhe shpresën

Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski, me rastin e festave të Vitit të Ri, u dërgoi një urim qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pendarovski thotë se viti 2023 ka qenë vit në të cilin nuk ka pasur shumë arsye për gëzim dhe festë.

Ai thotë se krizat globale, së bashku me problemet e brendshme, kanë kontribuar që të mendojmë më shumë për zbutjen sesa për zhvillimin.

“Ne i shohim efektet rreth nesh: apati, mosbesim dhe zhgënjim tek qytetarët. Megjithatë, gjatë historisë kemi kaluar edhe kohë shumë më të vështira dhe nuk kemi humbur besimin dhe shpresën. Duhet të kthehemi te vlerat që i japin kuptim jetës. Në vitin e ri le të jemi më të mirë, më të bashkuar, më tolerantë si individë dhe si komunitet. Le të kapërcejmë keqkuptimet që na pengojnë prej vitesh. Në vend të garës për të mira materiale, le t’i japim përparësi mirësisë, të ndihmojmë njëri-tjetrin, të ndërtojmë një shoqëri humane dhe fisnike”.


“Sinqerisht, uroj që në vitin 2024 mbi të gjitha të na shërbejë shëndeti. Pavarësisht nga përkatësia etnike, politike, fetare, gjinore apo çfarëdo përkatësie tjetër, ne të gjithë jetojmë nën të njëjtin qiell, thithim të njëjtin ajër, ndajmë së bashku të mirat dhe të këqijat. Dhe me përpjekje të përbashkëta mund t’i sjellim begati atdheut tonë të vogël por të bukur”, thotë Pendarovski në urimin e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori