LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski-Julstad: Presim bashkëpunim në të gjitha fushat me Norvegjinë

Pendarovski-Julstad: Presim bashkëpunim në të gjitha fushat me Norvegjinë

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Jern Jelstad, ambasador i sapoemëruar i Mbretërisë së Norvegjisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Beograd.

Pendarovski, siç komunikoi kabineti i tij, në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale theksoi se nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, dy shtetet në vazhdimësi ndërtojnë marrëdhënie miqësore dhe partnere dhe se është arritur zhvillim i suksesshëm i marrëdhënieve dypalëshe në më shumë sfera të jetesës shoqërore.

Presidenti ka shprehur pritje për intensifikim të dialogut politik në të gjitha nivelet, si dhe pasurim të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, investimeve, ekologjisë, turizmit, investimeve dhe sfera tjera me interes të përbashkët.


Presidenti ka shprehur mirënjohje të madh për mbështetjen konzistente nga Norvegjia miqësore, e cila është promotore e fuqishme e proceseve euroatlantike integruese dhe theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka mbetur e përkushtuar në realizimin e prioriteteve së saj strategjike.

Ambasadori Jelstad theksoi se marrëdhëniet dypalëshe janë të shkëlqyera dhe vazhdojnë të zhvillohen në bazë shumë të fuqishme të miqësisë historike mes dy vendeve dhe theksoi se është arritur progres në fushën e ekonomisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori