LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski ia dorëzoi mandatin Spasovskit, deri në mesnatë do të votohet qeveria teknike

Pendarovski ia dorëzoi mandatin Spasovskit, deri në mesnatë do të votohet qeveria teknike

Presidenti Stevo Pendarovski ia ka dorëzuar mandatin ish-ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski. Ai duhet të propozojë një qeveri të re, e cila pritet të miratohet deri sot në mesnatë.

Spasovski tha se është nder dhe përgjegjësi të jetë mandatar i qeverisë kalimtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Detyra jonë do të jetë të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të vazhduar përparimin e vendit, të bëjmë gjithçka për të pasur zgjedhje të ndershme dhe demokratike dhe t’u mundësojmë qytetarëve të marrin vendime të lira” tha Spasovski.


Qeveria teknike e kryesuar nga Oliver Spasovski për njëqind ditët e ardhshme është planifikuar të organizojë zgjedhjet që do të mbahen më 12 prill.

Kuvendi sot konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, të paraqitur pas marrëveshjes së partive politike përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në qeverinë kalimtare, opozita, përveç ministrit të brendshëm, propozon edhe një ministër të punës dhe politikës sociale, si dhe zëvendësministra shtesë të financave, shoqërisë informatike dhe administratës dhe bujqësisë.

Për ministrin e brendshëm OBRM-PDUKM nominoi Naqe Shulev, një profesionist të agjencisë së inteligjencës, pasi LSDM kundërshtoi propozimin e kolonelit të ushtrisë Dragan Kovacki për të marrë postin.

Ndryshe, qeveria teknike zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Kjo do të jetë qeveria e dytë kalimtare përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryeministri i parë në qeverinë teknike ishte Emil Dimitriev i OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori