Peja nuk ka të ndalur

Trepça ka qenë viktima e radhës e Pejës që ka fituar në udhëtim në Mitrovicë me rezultat 58-86.
Skuadra mysafire luajti më mirë që nga fillimi i ndeshjes duke e fituar çerekun e parë me rezultat 14:19. Tri pikë më shumë, pejanët i shënuan në çerekun e dytë (18:21) dhe shkuan në pushim me rezultat 32-40.
Akoma më bindës vizitorët ishin në çerekun e tretë (12:24) dhe të katërt (14:22) duke e mbyllur sfidën me 28 pikë avantazh.
Kjo ishte fitorja e 23-të e Pejës në Kampionat që e fillon ‘play-offin’ nga pozita e parë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































