Klubi i futsallit, FC Peja, ka nënshkruar me portierin prishtinas, Fidan Gashi.
Njëri nga klubet më të mira në futsallin kosovar, FC Peja, sot është përforcuar edhe me një portier, i cili është pjesë përbërëse e kombëtares shqiptare.
FC Peja ka njoftuar sportdashësit dhe tifozët e klubit përmes një komunikate për media, se Fidan Gashi nga sot do të jetë pjesë e këtij klubi dhe do ti mbroj ngjyrat Verdhë e zi.
“Me shumë kënaqësi, ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me një ndër portierët me të mirë në Kosovë dhe rajon, bëhet fjalë për gardianin e portës së Kombëtares Shqiptare në Futsal, Fidan Gashin”, thuhet në fillim të komunikatës së klubit nga Peja.
“Gashi, së fundi ishte pjesë e FC Feniksit, por më parë mbrojti ngjyrat edhe te ish- klubit FC Bambo nga Prishtina dhe të klubit Besa. Gashi është edhe pjesë e kombëtares Shqiptare që një kohe të gjatë. Gashit i urojmë mirëseardhje, dhe i urojmë shumë fat në fanellën e klubit tonë”, përmbyllet komunikate e FC Pejës. /Telegrafi/