Gjatë hapjes priten surpriza të ndryshme tradicionale nga organizatorët, ideatoret dhe stafi I festivalit. Ky festival tashmë po bëhet një ndër festivalet më të suksesshme në Kosovë dhe rajon.

E vecanta e këtij festivali është ideja e organizatoreve, të cilët kanë gjetur një mënyrë që përmes festivalit të promovojnë kulturën, artin, e vecanërisht traditen Shqiptare. Festivalin këtë vit do ta ndërojnë fytyra të njohura botërore në fushën e kinematografisë, duke përfshirë edhe fituesin e cmimit Oscar, Martin Strange-Hansen, I cili do të jetë edhe presidenti I jurisë. 


“Shqip Film Fest” do të mbahet për 6 ditë radhazi në qytetin e Pejës, ku të shtunën do të jetë hapja solemne, duke vazhduar me shfaqjen e filmave gjatë tri ditëve të ardhshme, e mërkurja do të jetë ditë e lirë për mysafirët e Festivalit duke ju dhënë rastin edhe mediave për të intervistuar ata. Në të njejtën ditë mysafiret do të kenë rastin të vizitojnë vendet e bukura të Kosoves. Te enjten do të jetë mbyllja solemne e festivalit dhe në të njejtën kohë ndarja e cmimeve për filmat fitues.

Në një intervistë të dhënë për ‘Telegrafin’, njëri ndër organizatorët e festivalit Reshat Alija, fton dhe mirëpret të gjithë qytetarët e Kosoves dhe Pejës ta ndjekin këtë eveniment të rëndësishëm. /Telegrafi/