LAJMI I FUNDIT:

PDK zotohet ta rimarrë Prizrenin

PDK zotohet ta rimarrë Prizrenin

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se Prizreni është Jerusalemi i PDK-së dhe premtoi përkrahje për këtë qytet edhe nëse nuk do të jetë në qeverisjen e tyre.

Ai në hapjen e zgjedhjeve të brendshme partiake në Prizren, qeverisjen komunale në këtë komunë e quajti si qeverisje e fituar pandershmërisht.

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se përmes  zgjedhjeve brenda partiake synojnë fuqizimin e PDK-së, dhe për këtë kërkoi mbështetjen e banorëve të Prizrenit. Sipas tij, këto zgjedhje do të sjellin ide dhe njerëz të rinj.  Njëherësh, ai tha se kjo parti e njeh më së miri artin e politikës.


Edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, qeverisjen aktuale të Prizrenit e quajti keqqeverisje, duke thënë se Kosova nuk do të ketë integrime evropiane pa u bërë Kadri Veseli kryeministër i Kosovës.

Ndërsa, kryetari i Komisionit Zgjedhor në Prizren nga radhët e PDK-së, Samir Hoxha, tha se tashmë janë bërë përgatitjet e duhura për procesin zgjedhor.

Ai tha se nën udhëheqjen e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, do ta marrin përsëri qeverisjen e Prizrenit, ndërkaq qeverisjen e tanishme e quajti keqqeverisje, për të cilën tha se po shuan shpresat e qytetarëve.

Po ashtu, Hoxha tha se përmes fitoreve që do të arrijnë, Kosova do ta ketë kryeministër Kadri Veselin.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

Drejtësi
Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Shëndetësi
Kalo në kategori