Dega e Partisë Demokratike në Prishtinë ka mbajtur konferencë për media, ku është folur për gjendjen e transportit publik në kryeqytet dhe për idenë e vendosjes së taksës për hyrje ditore në Prishtinë.
Dega e PDK-së në Prishtinë shprehu shqetësimin për paaftësinë menaxhuese të udhëheqjes komunale, e cila me papërgjegjësinë e saj e ka shndërruar kryeqytetin në një hapësirë kaotike pothuajse të pajetueshme.
Nënkryetari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli tha se modeli i organizimit të trafikut urban dhe transportit publik ka mbetur i tillë që nga koha e qeverisjes së Ismet Beqirit në Prishtinë, ndonëse Vetëvendosje në të dy fushatat zgjedhore kishe premtuar zgjidhje sipas modeleve të avancuara europiane, e në fakt kjo u minimizua vetëm në blerjen me kredi të disa autobusëve.
“Margaritari i fundit i modelit qeverisës të VV-së, paralajmërimi për të vendosur taksën e hyrjes në Prishtinë për banorët e qyteteve të tjera, është një përpjekje e dëshpëruar dhe e dështuar, për të mbledhur një grusht votash. As kaq nuk do të jetë efekti i saj, ngase Prishtina, është e prishtinasve, por është edhe kryeqendra e gjithë Kosovës, jo vetëm administrative, por edhe biznesore. Duke qëndruar në Prishtinë, banorët e qyteteve të tjera i lënë asaj dhe bizneseve të saj një përqindje të lartë fitimi”, tha ai, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, konsideroi se taksa është hapi i fundit në menaxhimin e lëvizshmërisë brenda një qyteti atëherë kur të gjitha hallkat janë në funksion dhe qytetarët pa dallim kanë një mori alternativash dhe mundësish për të lëvizur në qytet dhe jashtë tij, transmeton Telegrafi.
“Kur jemi tek mobiliteti dhe infrastruktura lirisht mund të themi se të gjitha rrugët shpiejnë në Prishtinë. Partia Demokratike e Kosovës sa ishte në pushtet në nivelin qendror ka realizuar një mori projektesh infrastrukturore në nivel vendi, autostradat si dhe zgjerimin dhe trajtimin e rrugëve regjionale që Prishtina të jetë e lidhur sa më mirë me të gjitha qytetet e tjera.”
Midis shumë premtimeve të parealizuara nga qeverisja aktuale ajo ka përmendur mosrealizimin e rrugës A dështimin e krijimit të sistemit të integruar të biletave, mos lirimin e studentëve nga pagesa dhe ndërtimin e një stacioni modern të autobusëve.
Sipas saj, të thirresh në taksë për me pak makina e më pak ndotje në qytet e të ndërtosh parking me 700 njësi parkimi në qendër të qytetit është absurde. Shqetësim të njëjtë ka edhe për këmbësorët.
“Ecja në këmbë vazhdon të jetë mision i pamundur por edhe ajo me biçikletë. Krijimi i shtigjeve të reja për çiklistë në dëm të hapësirës, trotuarit për këmbësor siç është rasti tek ndërtesa e KEDS e tutje poashtu tregon për çasje përjashtuese.”
PDK në Prishtinë konsideron që Prishtina nuk e duron më këso veprime ad-hoc dhe qasje përjashtuese të vazhdueshme varësisht nga agjendat e akterëve qeverisës. Mungesa e vizionit të të dy subjekteve qeverisëse deri tani e ka shndërruar Prishtinën në qytetin ku çdokush vjen të marrë atë që i takon dhe mundohet sa ma shpejtë të ikë nga ajo për shkak të zhurmës, ndotjes, presionit psikologjik e nervozës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës