LAJMI I FUNDIT:

PDK kërkon rikthimin e Ligjit për Paga në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon rikthimin e Ligjit për Paga në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli sot ka vizituar Odën e Mjekëve, ku është takuar me kryetarin, Pleurat Sejdiu dhe kryetarin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.

Veseli ka kërkuar paga më dinjitoze për punonjësit shëndetësorë duke bërë thirrje që Ligji për Paga të rikthehet në Kuvend për amandamentim në përputhje me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Qëllimi i vizitës time është për falënderim për të gjithë mjekët dhe punëtorët shëndetësorë për punën e tyre të jashtëzakonshme që janë duke e bërë. Kemi shumë obligim që si politikë të qëndrojmë afër tyre dhe t’i ndihmojmë. Si parti opozitare do të përkrahim çdo iniciativë të qeverisë, e në veçanti amandamentimin e Ligjit për Paga që mund ta bëjmë brenda një jave. Në këtë mënyrë ne mund të jemi pranë punëtorëve shëndetësorë. Këta po e bëjnë punën e tyre, dhe ne duhet ta bëjmë tonën. Unë sot isha për ngushëllime tek një tjetër mjek, ish bashkëluftëtar i imi, Dr. Safet Idrizi i cili dikur e fitoi luftën me Serbinë por sot e ka humbur betejën me COVID-in. Sikurse u ka shërbyer atëherë njerëzve, ai ka qenë në krye të frontit edhe këto ditë si mjek. Fakti që nëntë mjekë kanë humbur jetën me këtë sëmundje dhe rreth 1300 punëtorë shëndetësorë janë infektuar, flet për nevojën e madhe që ata kanë për mbështetje”, ka thënë kryetari Veseli.


Edhe kryetarët e Odës së Mjekësve, Sejdiu dhe të Federatës Sindikale, Syla e falënderuan për vizitën liderin e PDK-së, duke e përgëzuar qasjen e tij dhe interesimin, në veçanti për mbështetjen e PDK-së që të rikthehet sa më parë në Kuvendin e Kosovës i Ligjit për Paga.

Kryetari Veseli gjatë ditës ka takuar edhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilëve u ka kërkuar që të qëndrojnë në Kosovë pas studimeve, për të kontribuar për vendin dhe jo të largohen jashtë.

“Kosova si vendi me numrin më të vogël të punonjësve shëndetësorë ka nevojë për mjek të rinj për të arritur standarde ndërkombëtare të shërbimeve shëndetësore. Një ndër synimet tona është krijimi i vendeve të reja të punës për mjekët e ardhshëm, pra për ju që sot jeni studentë, por edhe për profesionistët e diplomuar që kanë mbetur pa punë. Jam i lumtur që në mandatin e fundit, PDK-ja duke udhëhequr me ministrin Uran Ismaili ka bërë shumë për shëndetësinë dhe do të bënte edhe më tepër po të zgjaste deri në fund mandati i ish qeverisë”, u ka thënë Veseli studentëve të mjekësisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori