Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media ka bërë të ditur se PDK do të votojë marrëveshjet ndërkombëtare.
“Partia Demokratike do ti votoj marrëveshjet ndërkombëtare. Për neve dhe mua si kandidat për kryeministër prioritetet janë të qarta fillimisht interesi i vendit, pastaj i partisë politike dhe në fund i njerëzve si individ por mbi të gjitha interesi i qytetarëve të vendit”, tha Hamza.
Sipas tij, vendi është nën masa dhe qindra-miliona euro të bllokuara si rezultat i mosbashkëpunimit me faktorët ndërkombëtarë.
“Përtej aspektit financiar këtu kemi të bëjmë edhe me dëmtim të reputacionit të vendit. Përveç këtyre milionave që janë të bllokuara si rezultat u masave ka edhe qindra-miliona të cilat nuk janë të shënjezuara. Gjithmonë e kam thënë dhe do ta ripërsërisë, sa herë të ka nën shpenzime nënkupton që është mospunë”, ka thënë Hamza.
Kandidati i PDK-së për kryeministër ka thënë se këto trende duhet të ndalohen dhe se duhet te punojmë në përmirësimin e standardit të qytetarëve në të kundërtën do të ballafaqohemi me emigracioni.
“Ne duhet ta kthejmë optimizmin duhet të punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë, duhet të krijojmë klimë që të na besojnë investitorët”, u shpreh Hamza.
I pyetur se ky vendim a ka ardhur si rezultat i takimit dy ditë më parë të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi me kryeministrin Albin Kurti, Hamza u shpreh se nuk ka kurrfarë lidhje.
“Ky qëndrim i PDK-së është si rezultat i kandidaturës time për kryeministër, dhe unë besoj e do punojmë fort që unë me udhëheq qeverinë e ardhshme të vendit tonë. Më datë 4 prill unë kam deklaruar që PDK duhet ti votoj marrëveshjet financiare ndërkombëtare. Atëherë kam dhënë mendimin tim personal, sot jam këtu për të prezantuar edhe qëndrimin e kryesisë dhe grupit parlamentar të PDK-së”, tha Hamza.
Ai ka përjashtuar mundësinë e ndonjë koalicioni me LVV-në, derisa ka shtuar se janë në garë për t’i bindur qytetarët që PDK-ja duhet të jetë parti fituese.
“Nuk po flasim për koalicione, ne kemi qenë partia më e qartë në drejtimin që vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Nuk ka asnjë projekt kapital që ka nisur e mund të përfundojë brenda qeverisjes së kësaj qeverie. Ndodhen apo nuk ndodhen zgjedhjet, votimi i marrëveshjeve duhet të ndodhë dhe kjo vetëm për interes të qytetarëve”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë