“Edvin Kristaq Rama, ka thyer sot rekordin e mbajtur nga ai vetë për shpifje, duke akuzuar qeverinë se po trafikon armë dhe me paratë që fitohen, po blen mediat”, tha zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj.

Në reagimin e demokratëve thuhet se qëndrime të tilla, të cilat ata i konsiderojnë qesharake, shtohen ndërsa vendi është futur në fushatën për zgjedhjet vendore të 8 majit.


“Shqipëria është tashmë prej 2 vitesh një vend anëtar i NATO-s dhe është jashtë cdo llogjike të thuhet sot se qeveria po bën trafik armësh”, nënvizoi Mustafaraj. /Telegrafi/