LAJMI I FUNDIT:

pcAnywhere i sigurt

pcAnywhere i sigurt

Pasi që javës që shkoi këshilloi shfrytëzuesit që të dekativizojnë softuerin pcAnywhere për shkak të një lëshimi të mundshëm, Symantec tani publikoi se përdorimi i aplikacionit është i sigurt.

Në të vërtetë, Symantec ftoi shfrytëzuesit që të mos e përdorin pcAnywhere pasi që është konstatuar se është vjedhur kodi burimor i softuerit. Por kompania tani pohon se është e sigurt që të vazhdohet me përdorimin e versionit më të fundit të pcAnywhere, me shënimin numerik 12.5, me kusht që të keni aplikuar arnën më të fundit të sigurisë, të publikuar me 23 janar.

Symantec gjithashtu ofron të gjithë shfrytëzuesve përditësimin pa pagesë në versionin 12.5, por gjithashtu theksojnë edhe se shfrytëzuesit e versioneve 12.0 dhe 12.1 janë të sigurt nëse kanë instaluar përditësimet më të fundit të sigurisë. /Telegrafi/