LAJMI I FUNDIT:

Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Paul Pogba do të jetë i lirë ta vazhdojë karrierën e tij nga marsi i këtij vitit pas një dënimi të gjatë. 

Ka qenë një periudhë e pasigurt për ish-mesfushorin e Juventusit, i cili u pajtua që kontrata e tij me gjigantin italian të ndërpritet në nëntor të vitit të kaluar. 

31-vjeçari ishte suspenduar për katër vite në 2023 pasi një mostër e marrë pas ndeshjes ndaj Udineses, shfaqi DHEA – një përbërës që nxit prodhimin e hormoneve në trup duke përfshirë testosteronin, në sistemin e tij. 


Muajin e kaluar, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv zbuloi se apelimi i Pogbas ishte pjesërisht i suksesshëm dhe dënimi i tij u reduktua në vetëm 18 muaj nga 11 shtatori 2023, që do të thotë se ai mund t’i kthehet fushës në mars të 2025. 

Prioriteti i mesfushorit francez ishte qëndrimi në Evropë sipas gazetarit italian Nicolo Schira, i cili pretendon se një sërë ofertash janë bërë nga klube të ndryshme nga Superliga e Arabisë dhe MLS. 

Pogba në ndërkohë, është i gatshëm të pranojë ulje drastike të pagës për t’iu bashkuar Marseille. 

Sipas një raportimi nga mediumi francez RMC Sport, mundësia që Pogba të transferohet në ‘Stade Velodrome’ është aprovuar nga trajneri Roberto De Zerbi. 

Kohë më parë në një intervistë për L’Equipe, drejtori sportiv i Marseille, Medhi Benatia, kishte konfirmuar interesimin e klubit për Pogban./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Ndërkombëtare
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Kalo në kategori