LAJMI I FUNDIT:

Paul Pogba me fjalë të përzgjedhura për Cristiano Ronaldon

Paul Pogba me fjalë të përzgjedhura për Cristiano Ronaldon

Paul Pogba ka folur për Cristiano Ronaldon, i cili u largua në mënyrë të ashpër nga Manchester United pas intervistës së tij shpërthyese dhe kontroverse me Piers Morgan.

Ylli 37-vjeçar pritet t’i bashkohet skuadrës së Arabisë Saudite, Al-Nassr, por duke reflektuar për ish-bashkëlojtarin e tij, 29-vjeçari ishte plot lëvdata për portugezin dhe qëndrimin e tij.

“Disiplina e Ronaldos ishte e pabesueshme – nuk e kam parë kurrë këtë”, ka deklaruar Pogba.


“Disiplina është në një nivel tjetër. Unë shoh lojtarë profesionistë, shumë lojtarë, ata janë shumë profesionistë, vijnë herët, të gjithë bëjnë rikuperime dhe gjëra të tilla”.

“Por, dikush që ka qenë aty çdo ditë dhe nuk ndalet – ky është Cristiano”.

“Çdo ditë! Disa ditë ju jeni si, unë jam mirë! Mirëpo, atij nuk i mungon një ditë. Disiplina e tij për ta bërë atë çdo ditë – kjo është diçka që pak kush mund ta arrijë”, ka shtuar më tej anëtari i Juventusit.

Mbetet të shihet se ku do të përfundojë pesë herë fituesi i Topit të Artë, por një gjë është e sigurt se ai ka ende potencialin për të ndikuar në botën e futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori