Patrick Nuo (28 vjeç) ishte anëtar i jurisë në spektaklin televiziv gjerman “Deutschland sucht den Superstar“ (Gjermania kërkon një yll). Aktualisht jeton në Los Anxhelos të SHBA-së. Babai i tij është nga fshati Janosh i Gjakovës, ndërsa nëna zvicerane.
Intervistoi: Dashnim Hebibi
Patricku ka filluar të këndojë qysh kur ishte i vogël, sepse i ati i tij ishte DJ dhe gjatë gjithë kohës ai është ushqyer dhe rritur me muzikë. Karrierën e tij e fillon në Hamburg të Gjermanisë. Përveç kësaj, Patrick është edhe aktor dhe model.
Patricki u bë i njohur në vitin 2002, kur takoi producentin dhe kompozitorin David Jost dhe nënshkroi kontratë me shtëpinë e njohur evropiane të muzikës, “Warner Music”. Pas disa muajve, ky duo krijoi një album të cilin e quajtën “Welcome”. Këngët “5 Days” dhe “Reanimate” ishin hite në Zvicër dhe Gjermani. Patrick punoi edhe një “single” me titull “Undone”. Ishte pjesë e projektit humanitar “Zeichen der Zeit”, ku u emetua dhe hiti “Du Bist Nicht Allein” që ishte ndër 10 këngët më të mira në Gjermani, mandej bëri hitin “Ein Weiterer Morgen”. Më 2007, Patrick editoi albumin e tretë “Nuo”, me hitet “To Late (To Save It With A Love Song)”.
Që nga korriku i vitit 2010, ai ndau drejtësinë në këtë spektaklin televiziv DSDS bashkë me producentin e famshëm gjerman, Dieter Bohlen dhe aktoren Fernanda Brandao. Megjithëse në pozitë të vështirë kur përballë kishte kandidatin Ardian Bujupi, Nuo nuk ka ngurruar t’i bëjë atij kritika me vend duke u përpjekur të jetë sa më objektiv, sepse, siç thotë ai, “vetëm kështu mund të ndihmohet një i ri për të arritur në krye të klasifikimit”.
Ne biseduam me Patrick-un dhe me modestinë e kënaqësinë më të madhe iu përgjigj pyetjet tona.
Z. Nuo, edhe pse ju njohin shumë bashkëkombës, a mund të na thoni shkurtimisht, se kush është Patrick Nuo?
Patrick Nuo: Jam i lindur në Zvicër, nënën e kam zvicerane, ndërsa babanë e kam shqiptarë. Ndjehem shumë mirë se jam shqiptarë edhe atë i pasur në shpirt, pra shumë pasanik, ku e njoh mirë kulturën shqiptare dhe atë gjermane. Kam nisur të mësojë gjuhën shqipe kur isha dhjetë vjeç. Vit pas viti kam arritur ta përvetësojë mirë atë dhe të komunikojë në gjuhën shqipe me gjithë të afërmit e familjes së babait tim në Zvicër, Kosovë e kudo ku janë. Pra kjo përvojë nga të dyja kulturat më ka bërë të jem edhe më i pasur në shpirt. Janë gërshetuar kultura luksoze zvicerane me traditën mjaft të pasur shqiptare. Kjo më bën të ndjehem krenarë.
Para pak ditësh përfundoi edhe spektakli i madh në Gjermani DSDS. Si e kaluat?
Patrick Nuo: Shumë mirë. Ishte një përvojë e lezetshme.
Si arritët që të merrni ftesë që të ndani drejtësi, pra anëtarë jurie në këtë spektakël që është ndjekur nga miliona teleshikues nga e gjithë bota?
Patrick Nuo: Viti 2008 ishte kulmi i suksesit tim me publikimin e CD-së sime dhe pastaj pasuan albumet tjera. Pra, falë punës sime dhe angazhimit tim serioz kam arritur që të jem ky që jam dhe që nuk do të ndalem së punuari. Ky spektakël që u mbajt në Gjermani ishte i shkëlqyer dhe vërtetë kam përfituar gjëra të mira.
Në këtë spektakël mori pjesë edhe Ardian Bujupi, i cili u radhit i treti.
Patrick Nuo: Ardiani është një talent i madh dhe padyshim se e ka merituar të jetë në finale edhe më shumë, drejt titullit të më të mirit. Duhet ditur, se ky spektakël, në disa seri, pra javë, kandidatët shkojnë më tutje në bazë të telefonatave, prandaj, pra u pa, se nuk ka pasur edhe aq sa duhet telefonata, por kjo nuk do të thotë, se Ardiani nuk është ‘star’.
Pra, jo gjithmonë talenti të bën të merituar?
Patrick Nuo: Në këto spektakle, natyrisht se do të duhej kualiteti, por vlerësimi është në bazë të shijeve të masës, të cilët e bëjnë përmes telefonatave dhe sms.
Keni pritur se do të jetë në finale pra Ardiani?
Patrick Nuo: Po, e kam pritur. Dhe mos kualifikimi në finale, më ka prekur shumë, sepse tek ai shihja sukses dhe shoh suksesin.
Mendoni se karriera e tij do të jetë e suksesshme?
Patrick Nuo: Po, padyshim. Vërtetë është këngëtarë i merituar. Ka karrierë në të ardhmen dhe i uroj nga zemra suksese.
Do të kishit bashkëpunuar në të ardhmen me Ardinanin?
Patrick Nuo: Padyshim se po. Shpresoj shumë në këtë.
Shkruani këngë Ju?
Patrick Nuo: Po, shkruaj vetë dhe kompozoj. E kam në zemër muzikën.
Si u ndatë nga DSDS?
Patrick Nuo: Shumë mirë. Ju thashë edhe më lartë, shumë mirë. Si anëtarë jurie që isha në këtë spektakël artistik, kam fituar një përvojë të re dhe atë shumë të mirë.
Kosova dihet se ka shumë talentë edhe në botën e muzikës. A do të organizoni ndonjë spektakël në Kosovë?
Patrick Nuo: Po e kam ndërmend, por nuk e dijë se kur do të jetë ajo ditë.
Do të bashkëpunoje me ndonjë këngëtarë shqiptarë që jeton në Kosovë?
Patrick Nuo: Po, e kam pasur mendimin në këtë drejtim dhe shpresoj, se një ditë do të këndoj një duet me ndonjë këngëtarë.
Ju ,duket se e ndjeni mallin për Kosovën dhe flisni me admirim.
Patrick Nuo: Kam qenë në Kosovë dhe dua të shkoj shpesh, por jam i angazhuar shumë me punë, por kjo nuk do të thotë se nuk do ta vizitoj. Kur isha më i vogël shkoja më shpesh. Gjatë verës do të jem atje në një dasmë atje dhe do të kënaqem, do të vallëzoj dhe do të shijoj ushqimin e mirë që e ka Kosova.
Megjithëse i është kthyer biznesit televiziv, ai nuk e ndan të kënduarit në skenë me të prodhuarit muzikë, apo të interpretuarit nëpër filma. Ato janë të tëra shumë të rëndësishme, pasi arti dhe muzika janë "jeta e tij" dhe ai me shumë pasion dëshiron që ky art "të prekë gjithë botën".
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë