LAJMI I FUNDIT:

Patinazh mbi liqenin e Ohrit (Video)

Patinazh mbi liqenin e Ohrit (Video)

Temperaturat e ulëta kanë ngrirë një pjesë të bregut të liqenit të Ohrit në Strugë. Liqeni i ngrirë për struganët dhe turistët e shumtë ishte një atraksion i vërtetë, për shkak se është një pamje që rrallëherë ndodh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Liqeni i Ohrit është shndërruar në një shesh të vërtetë patinazhi. Nëse kjo pjesë e liqenit ku aktualisht gjendem në verë përdoret për larje, tani e njëjta është nën një shtresë të trashë dhe të thellë të akullit.

Qytetarët thonë se nuk mbajnë mend kur për herë të fundit ishte ngrirë liqeni. Të tjerë thonë se një pjesë e vogël ka ngrirë para më shumë se tridhjetë vjetëve.


”Për dyzet vjet nuk kam parë akull në liqen, në fakt aq sa mbaj mend unë kurrë nuk është ngrirë. Erdhëm të shohim si është. Të moshuarit në Strugë thonë se në vitet e pesëdhjeta ishin ngrirë kallami i liqenit dhe barkat” – shprehet një qytetar për Alsat-M.

”Unë 20 vjet vij këtu në Strugë diçka si kjo deri tani nuk kam parë. Minus 22, minus 25 është shumë për këtë liqen, kjo më habit. Ky është një atraksion i vogël” – shton një tjetër qytetar.

Ndërkohë problem shtesë për struganët janë rrugët e ngrira nëpër qytet dhe ato që të çojnë në Ohër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori