Një çift nga Britania e Madhe, janë në mesin e 14 personave që kanë humbur jetën nga përmbysjet që kanë goditur ishullin spanjoll Majorca.
Dyshja janë gjetur të vdekur brenda një taksie të cilën e “rrëmbyen” rrymat e ujit në Sant Llorenc, kurse kamerat amatore kanë filmuar këtë moment rrëqethës, transmeton Telegrafi.
Identiteti i çiftit britanik nuk është bërë i ditur sikurse edhe i shoferit të taksisë që gjithashtu ka humbur jetën. Kurse besohet se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh.
Shumë banorë të kësaj zone janë detyruar të notojnë që t’i shpëtojnë vdekjes, pasi shtëpitë e tyre janë shkatërruar plotësisht nga uji që po vinte me shpejtësi të madhe.
Në video shihet se si uji i rrëmbyeshëm “merr me vete” taksinë, kurse autorët e videos të habitur me atë çfarë po shihnin bërtisnin vazhdimisht “shikoni veturën e rrëmbyen rrymat e ujit”. /Telegrafi/