Pasditja sjell reshje të dendura shiu dhe problematika në Shqipëri

Këtë të martë territori shqiptar gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në ultësirën perëndimore.
Por pjesa e dytë e ditës do të sjelli shtim të vranësirave, duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin, deri natën vonë ku pritet intensifikim i reshjeve të cilat do të sjelli dhe problematika me vërshimin e ujit kryesisht në ultësirën perëndimore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë Celcius deri në 16 gradë Celcius.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































