Autoritetet ruse njoftuan se furnizimet me energji për rreth 1500 qytete dhe fshatra janë ndërprerë. Paralajmërimi është se stuhia është duke shkuar në drejtim të kryeqytetit Moskë.

Shirat e fuqishëm dhe erërat e forta vijnë pas një prej valëve më të nxehta qe prekën Rusinë në shumë vite. Një thatësirë e gjatë shkaktoi zjarre të mëdhenj të cilat bën që kryeqyteti rus të mbulohej nga re të dendura tymi dhe smogu për ditë me radhë. /Telegrafi/