Pas tre muajve në burgjet e Serbisë, lirohet ish-pjesëtari i UÇK-së

Shtetasi i Kosovës, Avni Qenaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte arrestuar më 26 nëntor 2025 nga autoritetet serbe në pikë-kalimin kufitar në Merdar gjatë transitit për në Bosnjë e Hercegovinë, është liruar sot nga paraburgimi.
Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, i cili ka deklaruar se Qenaj është në rrugëtim drejt Kosovës, megjithëse ende nuk ka arritur të takojë familjen e tij.
“Avni Qenaj po udhëton drejt Kosovës nën përkujdesjen e familjes, pa asnjë mbështetje nga Qeveria. Ai ende nuk ka arritur në Kosovë dhe nuk është takuar me familjarët e tij”, ka thënë Smakiqi.
Më 4 dhjetor 2025, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishte bërë të ditur se autoritetet serbe kanë iniciuar procedurë penale ndaj Qenajt, duke e akuzuar për krime lufte të vitit 1999 dhe duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Qenaj ishte arrestuar më 26 nëntor nga autoritetet serbe, ndërsa lirimi i tij vjen pas më shumë se një muaji ndalimi në Serbi. Autoritetet kosovare nuk kanë dhënë ende ndonjë reagim zyrtar të ri pas lirimit të tij.



















































