Minutat e fundit të ndeshjes Atletico Madrid – Manchester City u shënuan nga një përleshje të madhe që zgjati katër minuta dhe përfundoi me përjashtimin e Felipes dhe ndëshkimin e Stefan Savic dhe Nathan Ake.
Gjithçka nisi në krah, me një ndërhyrje të Felipe te Phil Foden që braziliani e bëri pasi e goditi topin. Lojtari i Cityt u rrëzua jashtë fushe, ndërsa arriti të futej në fushë për të humbur kohë.
Savic e pa këtë gjë dhe e nxori jashtë, por nga aty situata u kthye në ferr.
Situata u kthye në një tollovi të jashtëzakonshme në të cilën morën pjesë të dy taborët. Lojtarët që ishin në fushë dhe në Bankinë shtynë njëri-tjetrin dhe beteja u zhvillua në fushë.
https://twitter.com/JeanBre2/status/1514358918268522509
Gjyqtari priti që lojtarët të ndaheshin për të nxjerrë kartonët. E kuqe për Felipen për goditjen dhe e verdhë për Savic, i cili tërhoqi Grealishin dhe Ake për flokësh.
Pas tollovisë rrëmuja vazhdoi. Lojtarët e Man Cityt nuk ndalën së hedhuri përtokë në minutat e fundit, ku edhe Cholo Simeone u përgjigj me ironi dhe duartrokitje drejt stolit të Pep Guardiolas, duke ndezur stadiumin.
In a minute span, Stefan Savić pulled Phil Foden while he was on the ground and then pulled the hair of Jack Grealish at the end of Man City-Atletico Madrid. pic.twitter.com/o1VWJHNCQx
— ESPN FC (@ESPNFC) April 13, 2022
Gjyqtari dha 10 minuta kohë shtesë, por asgjë nuk ndryshoi dhe Atletico u ankuan sërish te gjyqtari për ndërprerjet.
Simeone doli në fushë për të protestuar ndaj Daniel Siebert, ndërsa sherri vazhdoi në tunelin e dhomës së zhveshjes.
Footage of Atletico Madrid and Manchester City players in the tunnel after… 😳 https://t.co/K7RSUVcXxu
— SPORTbible (@sportbible) April 13, 2022
Savic, Hermoso dhe Berta u përballën me lojtarët e Man Cityt dhe UEFA i kërkoi policisë të ndërhynte. /Telegrafi/
Footage from French TV of the tunnel spat after full time between Atletico Madrid and Manchester City… #ATMّMCI #mcfc pic.twitter.com/k0oJ8volKz
— Sanny Rudravajhala (@Sanny_Rudra) April 13, 2022