Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale, të shtunën ka arritur në Kosovë për të zhvilluar takime me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në prani të ambasadorit amerikan Philip Kosnett, kanë zhvilluar një takim në rezidencën amerikane në mëngjesin e së shtunës me nënsekretarin David Hale. Pas takimit, liderët nuk kanë pranuar të flasin para medieve.
Përmes Facebook, presidenti i Kosovës tha se në takim është diskutuar për dialogun me Serbinë dhe se “Kosova përsëriti zotimin se është gati për dialog sa më gjithëpërfshirës dhe transparent. Për këtë edhe Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Platformën për Dialogun”.
“Biseduam edhe për zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në këtë momentum të ri, si mundësi për një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse, që do t’i mbyllë të gjitha çështjet e hapura në mes të vendeve tona. Pra, për një marrëveshje ligjërisht obliguese, që do të sjellë njohjen reciproke dhe ulësen në Kombet e Bashkuara dhe që do të na mundësojë që të kalojmë nga gjendja e armiqësisë së përhershme në një gjendje të paqes, normalitetit dhe bashkëpunimit mes vendeve tona”, tha Thaçi në Facebook.
Thaçi tregon çka u bisedua në takimin e liderëve me diplomatin amerikan, nuk e përmend taksën
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, përmes Twitter, tha se nënsekretari Hale ka vlerësuar qëndrimet e liderëve të Kosovës dhe ka nënvizuar përkushtimin e SHBA-së për Kosovën dhe rajonin.
During an interview in Pristina with #Kosovo journalists, Under Secretary David Hale said, “It’s good to be here in Kosovo to discuss how the U.S. and Kosovo can continue to cooperate to build peace, justice, and prosperity for Kosovo and the region.” pic.twitter.com/smfeErkan5
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 9, 2019
“Ndjehem mirë që jam në Kosovë për të diskutuar se si Shtetet e Bashkuara dhe Kosova mund të vazhdojnë bashkëpunimin në ndërtimin e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për Kosovën dhe rajonin”,tha Hale.
Edhe kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook tha se ka ritheksuar qëndrimin e Kosovës për rikthimin e dialogut me Serbinë ” ku do të diskutohen të gjitha çështjet përfshirë edhe tregtinë e lirë që të arrihet marrëveshje me njohje në kufijtë ekzistues”.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha përmes një shkrimi në Facebook se në takimin me nënsekretarin Hale “theksova se qëllimet e Kosovës mund të arrihen vetëm duke ruajtur dhe duke fuqizuar partneritetin e përjetshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së”.
“Qytetarët tanë i siguroj se Dialogu do të përfundojë me rezultat të qartë, që i siguron Kosovës njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB, pa cënuar në asnjë mënyrë sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe karakterin unitar të shtetit tonë Po ashtu, z. Hale i shpreha qëndrimn tim të vendosur që për asnjë arsye nuk do të lejoj rrezikimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe se veprimet tona të ardhshme do të jenë të koordinuara me SHBA-të”, thuhet në postim.
Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale, të premten ka qëndruar në Beograd. Gjatë takimit me kryeministrin Aleksandar Vuçiq, Hale iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndalin provokimet dhe të rivendosin dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel. Nga autoritetet në Prishtinë, ai kërkoi heqjen e tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.
“Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për heqjen e tarifës, ndaljen e provokimeve të dyanshme dhe vazhdim të dialogut. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin me Serbinë dhe dëshirojnë të ndërtojnë raporte edhe më të fuqishme”, u tha përmes një postimi në Twitter nga ambasada amerikane në Beograd, pas takimit.
Koalicioni qeverisës në Kosovë nuk po arrin të gjejë ndonjë zgjidhje për ta përmbushur kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për pezullimin e tarifës doganore, si hap i domosdoshëm për vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse brenda vitit 2019, e cila do të përfundojë me njohje reciproke. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë