Të enjten mbrëma në Zveçan u sulmua vetura e ekipit të Transmetuesit Publik, Radio Televizionit të Kosovës – RTK.

Në raportin 24 orësh thuhet se ekipi i gazetarëve të RTK-së kishin parkuar automjetin e tyre në Komunën e Zveçanit dhe kur ishin kthyer te vetura kishin vërejtur se disa persona të dyshuar ua kishin thyer veturën.


Po ashtu në raport bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00 në Zveçan.

Tutje në raport thuhet se personat e dyshuar ua kishin dëmtuar tre gomat e veturës, u kanë thyer xhamat e saj dhe janë vjedhur targat e veturës.

“Zveçan, 15.06.2023-20:00 Ekipi i gazetarëve të RTK kishin parkuar automjetin e tyre, dhe kur ishin kthyer te vetura kishin vërejtur se nga person-a të dyshuar u janë dëmtuar 3 gomat e veturës, janë thyer xhamat e  saj dhe janë vjedhur targat e veturës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/