Pas shënimit të 500 mijë vdekjeve nga COVID-19 në SHBA, Ambasada amerikane në Kosovë nderon viktimat

14:"Ridvan Slivova
Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, ka bërë thirrje për bartjen e maskës, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.
Kjo thirrje e ambasadës vjen pasi që dje në SHBA u shënua viktima e 500 mijtë nga COVID-19.
“Dje u shënua një moment historik i zymtë dhe të matur, më shumë se 500,000 vdekje nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.
Sot ndërsa reflektojmë për ata që kemi humbur, si në SHBA edhe këtu në Kosovë, le të nderojmë kujtimin e tyre duke dyfishuar përpjekjet për të mbrojtur miqtë, familjet dhe fqinjët tanë.
Mbani maskën, mbani një distancë dhe lani duart. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































