LAJMI I FUNDIT:

Pas SHBA’së, India më së shumti në Facebook

Pas SHBA’së, India më së shumti në Facebook

Gjiganti global i rrjeteve sociale, Facebook është duke planifikuar që ta bëjë Indinë tregun më të madh, sa i përket numrit të përdoruesve, pasi që tani kompania ka njoftuar se ka arritur në numrin prej 100 milionë përdoruesve aktiv në këtë vend.

India tani është tregu i dytë më i madh pas SHBA-ve. Mirëpo trendi i shpejtë i rritjes së përdoruesve, dhe shkalla e shpejtë e adoptimit të internetit në mobil dhe të dhënave e bën tregun e Indisë shumë interesant për Facebook.

Në Indi tani 84 për qind e përdoruesve e përdorin rrjetin social Facebook nga pajisjet e tyre mobile, ndërsa Facebook është duke krijuar marrëveshje me shumicën e operatorëve mobil për të mundësuar qasjen në Facebook pa pagesë, dhe nga secili lloj i telefonit mobil. / Telegrafi /