LAJMI I FUNDIT:

Pas deklaratës së Escobarit, Brnabiq: Nëse kushtëzohet Asociacioni, dialogu është i kotë

Pas deklaratës së Escobarit, Brnabiq: Nëse kushtëzohet Asociacioni, dialogu është i kotë

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar të premten se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq duket pohuar se në këtë formë po i mbyllet dera e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, raporton N1.

“Nëse e vendosni atë në përputhje me ligjet e tyre, e bën të kotë të gjithë dialogun, nëse ata vetë nuk i respektojnë, dhe Prishtina nuk e respekton Kushtetutën e saj. Nëse e respekton, nuk do të kishte ushtri të Kosovës, sepse në atë Kushtetutë thuhet që duhen pyetur serbët, por nuk janë pyetur”, thotë e para e qeverisë serbe.


Escobar: Asociacioni nuk duhet të jetë shtet brenda shtetit
Lexo po ashtu Escobar: Asociacioni nuk duhet të jetë shtet brenda shtetit

Ajo shtoi se Marrëveshja e Brukselit “duhet të jetë mbi të ashtuquajturën Kushtetutë”.

“Dje kam pasur një takim me ambasadorin amerikan Christopher Hill, kam thënë që shpresoj në qasje konstruktive, nuk shoh se ka vend për bisedë me Kurtin, ai nuk ka dëshirë”, shtoi ajo.

Kryeministrja tha se ndihet e shqetësuar me deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë Bashkimit Evropian, Josep Borelll, i cili ka pohuar se nuk mund ta detyrojnë Kosovën të bëjë asgjë, ndërsa BE-ja është garantuese e Marrëveshjes së Brukselit.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pritet të takohen më 18 gusht në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori