LAJMI I FUNDIT:

Pas 48 vitesh i parkuar, sedani Chevrolet merr një pamje të re

Pas 48 vitesh i parkuar, sedani Chevrolet merr një pamje të re

Pas 48 vitesh i bllokuar në një hambar, YouTuberi “Detail Dane” ka vendosur ta pastrojë një sedan Chevrolet të vitit 1952 me dy dyer.

Bëhet e ditur se pronari e bleu atë në vitet 1970, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ky Chevy ka qenë i parkuar për dekada dhe gomat e vjetra të borës sugjerojnë se ai ishte parkuar gjatë dimrit.

Fatkeqësisht, duket se kjo veturë nuk është pastruar para se të parkohet për një kohë të gjatë.

Ndryshku e ka kapluar pjesën e saj të poshtme, e myku pjesën e brendshme.

Nga videoja kuptohet se edhe “dyshemeja” e Chevyt është kalbur.

Por, një sedan me dy dyer i vitit 1952 nuk kërkon shumë para të mëdha për restaurim.

Në fund të videos, Dane tregon se e ka blerë veturën dhe tashmë do të punojë për ta kthyer atë në rrugë. /Telegrafi/